Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht të pëkrohshëm, duke iu vazhduar paraburgimi. Hashim Thaçi nuk ka parashtruar një kërkesë të tillë.
Ngjashëm sikur për Krasniqin, edhe për Veselin e Selimin thuhet se ekziston rreziku që të pengojnë procedurat dhe të kryejnë vepra penale ndaj atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi ose do të dëshmojnë në këtë çështje.
Trupi gjykues i ka marrë parasysh informacionet e dhëna nga Policia e Kosovës lidhur me kapacitetet e saj për mbikëqyrjen e kësaj çështjeje, e po ashtu edhe raportimet e Komisionit Evropian që tregojnë se kapacitetet operacionale të Policisë së Kosovës janë përmirësuar. Por, ky trup gjykues thotë se s’është bindur se masat e propozuara nga Policia e Kosovës mund t’i zbusin rreziqet përkatëse që dalin nga lirimi i përkohshëm.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Edhe
Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimitdhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi