Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit

•E premte, 13 shkurt: Mbrojtja e Selimit përmbyll fjalën e saj dhe fillon mbrojtja e Jakup Krasniqit

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

•E hënë, 16 shkurt: Krasniqi përmbyll fjalën përfundimtare dhe anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje

•E mërkurë, 18 shkurt: ZPS-ja u përgjigjet ekipeve mbrojtëse dhe anasjelltas si dhe deklarohen edhe të pandehurit  

Të hënën në fjalën përfundimtare ZPS-ja ka kërkuar 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi . Në paraqitjen e fjalës përfundimtare prokurorët thanë se anëtarët e shtabit vendosnin t’i lironin kur të donin të ndaluarit.

Gjatë fjalës përfundimtare prokurorët u bazuan në komunikata të ndryshme të UÇK-së, sidomos ato që u drejtoheshin bashkëpunëtorëve të Serbisë, institucionalistëve dhe pacifistëve.

Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet të mërkuren duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

 

Avokati: Selimi s’kishte rol në përgatitjen e komunikatave të UÇK-së

1 muaj më parë / 12 shk 2026 18:04
Geoffrey Roberts

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e komunikatave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën përmbyllëse ai ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë së Speciales se komunikatat e UÇK-së kishin dy qëllime si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë.

Ai para trupit gjykues hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë se komunikatat kanë qenë thelbi i “ndërmarrjes të përbashkët kriminale”.

“Selimi nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e këtyre dokumenteve. Provat në vetvete nuk e mbështetesin ekzistencën e një plani të përbashkët për të shënjestruar në mënyrë të paligjshme oponentët. Argumenti kryesor i Prokurorisë është që komunikatat kishin një qëllim dykahësh: ishin si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë. Megjithatë, asnjë nga këto qëllime nuk mbështetet as me logjikë dhe as me provat e prokurorisë”, tha ai.

Avokati Roberts, argumentet e Prokurorisë për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” i quajti të pabazuara dhe tërësisht spekuluese.

Mbrojtja e Selimit: Prokuroria dështoi të vërtetojë akuzat

1 muaj më parë / 12 shk 2026 16:16
Rexhep Selimi

Në Gjykatën Speciale pasditen e së enjtes ka nisur shpalosjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i ish-deputetit, Rexhep Selimi. 

Avokati i tij, Geoffrey Roberts deklaroi se Selimi është tërësisht i pafajshëm dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të vërtetojë krimet e pretenduara.

Roberts në hyrje të shpalosjes së fjalës përmbyllëse tha se “ndryshe nga prokuroria ata nuk kanë asgjë për të fshehur lidhur me natyrën dhe përmbajtjen e provave të tyre”.

“Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilin prej krimeve të pretenduara në aktakuzë siç e ka vërtetuar mbrojtja në mënyrë të gjerë në dosjen përfundimtare. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të përmbush detyrimin e saj për të vërtetuar asnjërën prej këtyre krimeve të pretenduara përtej dyshimit të arsyeshëm kaq është dhe kjo është çështja jonë me pak fjalë qëndrimi ynë...ZPS-ja duhet të paraqesë dëshmi për t’i dëshmuar pretendimet kundër Selimit përtej dyshimit të arsyeshëm, në të gjitha këto aspekte ZPS ka dështuar ta bëjë këtë në mënyrë më se të qartë“, tha ai.

Në seancë mbrojtja e Kadri Veselit e përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të cilën e nisi ditën e mërkurë. Ndërsa, fjalën përmbyllëse tashmë e kanë përfunduar ekipi mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar, si dhe mbrojtja e viktimave.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Gjyqtari i Speciales kotet në seancë

1 muaj më parë / 12 shk 2026 13:40
Christoph Barthe

Christoph Barthe

Gjyqtari Christoph Barthe është parë duke u kotur në seancën e sotme të Speciales gjatë deklarimit të mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. 

Kur kamera u fokusua te Barthe, ai u pa duke mbyllur sytë dhe qëndroi disa sekonda symbyllur, para se kamera ta largonte fokusin. 

Pas Veselit, deklarime do të japë mbrojtja e Rexhep Selimit. 

VIDEO: Momenti kur Barthen e zë gjumi 

Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli

1 muaj më parë / 12 shk 2026 13:38
Rodney Dixon

Avokati Rodney Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli

Avokati i Veselit, Dixon tha se ZPS-ja pretendon se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacionet e inteligjencës të dhëna nga klienti i tij.

“Nuk ka asnjë pikë prove” për këtë pretendim, tha Dixon.

Ai tha se pretendimi për të krijuar lidhje mes komunikatave dhe Veselit është e vetmja mënyrë që ai të lidhet me krime.

“Por, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë”, tha Dixon.

Sipas tij, ZPS pretendon ta lidhë Veselin me komunikatën 80, që tha se u lëshua në qershor 1999, kur, sipas Dixonit, Veseli nuk ishte më në krye të shërbimit zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.

Mbrojtja flet për SHIK-un

1 muaj më parë / 12 shk 2026 13:36
Rodney Dixon

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, tha se ZPS-ja ka ngatërruar deklaratat e bëra në intervista pas luftës të Veselit për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke i paraqitur si deklarata të bëra për shërbimin zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.

Ai tha se ZPS thotë se Veseli kishte udhëhequr aparatin për identifikimin e kundërshtarëve, por Dixon argumentoi se në një intervistë të vitit 2011, kur Veseli ishte marrë në pyetje nga prokurorë, ai fliste për SHIK-un dhe vitin 2000 dhe drejtoritë e këtij shërbimi.

Dixon tha se ZPS pretendon se SHIK-u ka qenë funksional që nga viti 1999, por pretendoi se nuk ka asnjë provë që ky shërbim të ishte funksional asokohe, dhe vetëm kah fundi i këtij viti “nisën të lëviznin gjërat” për këtë çështje.

Avokati i Veselit tha se ky shërbim u krijua pas luftës.

“Provat na tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur ta krijoje këtë strukturë. Trajtimet dhe kontaktet jashtë vendit e ndihmuan në strukturën e mëparshme. Pas Rambujesë, Veseli u largua nga posti i tij si shef i shërbimit ushtarak G2, pranë UÇK-së, dhe bëhet fjalë prill 1999 dhe u bë kreu i SHIK-ut civil. Pra SHIK ishte pjesë e Qeverisë [së përkohshme]”, tha Dixon./rel

Avokati Dixon kërkon që Veseli të lirohet mbi parimin “In dubio pro reo”

1 muaj më parë / 12 shk 2026 13:29
Rodney Dixon

Avokati Rodney Dixon ka kërkuar që ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të lirohet në përputhje me parimin “In dubio pro reo”.

“Në prani të dyshimeve një gjykatës duhet të zgjedhë rrugën më të butë që është pjesa e ndërgjegjes së pastër të sigurt për të mos dënuar ndërkohë që ekziston qoftë edhe mundësia më e vogël e pafajësisë së tij”, ka thënë Dixon.

Çka është parimi “In dubio pro reo”?

Nëse provat nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar qartë se personi ka kryer veprën penale, gjykata nuk mund ta dënojë vetëm mbi bazën e dyshimeve. Në këtë rast zbatohet parimi “in dubio pro reo” dhe i pandehuri lirohet.

Është një nga garancitë kryesore për gjykim të drejtë në sistemet juridike moderne.

Avokati i Veselit – gjyqtarëve: Nuk ishit në gjendje t’i sqaroni gjërat deri në fund

1 muaj më parë / 12 shk 2026 12:34 Nga: Ardit Kika
Rodney Dixon

Rodney Dixon

Mbrojtësi i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, avokati Rodney Dixon, në paraqitjen e fjalës përfundimtare tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka qenë në pozitë të rehatshme gjatë procesit gjyqësor. Ai tha se trupi gjykues nuk i ka sqaruar çështjet kontestuese deri në fund edhe pse ka bërë pyetje të shumta.

“Ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se prokuroria ka qenë rehat dhe nuk është cenuar dhe nga ana tjetër dhe nga ana tjetër ka pasur shqetësim minimal dhe shumë pak pyetje plotësuese kanë ndodhur. për shembull pash të gjitha të dhënat. E pash numrin e minutave të shpenzuar nga ju të nderuar gjykatës ndërkohë që pyetjet kanë qenë të shumta. Të nderuar gjyqtarë, në mund ta bëjmë një debat shumë me rëndësi të pafund për të drejtën zakonore, për të drejtën civile për sistemin inkuizitor e të tjerë, jam i sigurt që ky është një debat që do të zhvillohet nga gjykatat e tjera në të ardhmen”, tha Dixon.

Dixon theksoi se pyetjet që i kanë parashtruar gjyqtarët janë cituar 36 herë në raport me të mbrojturin e tij, ndonëse prokuroria nuk ka prezantuar asnjë provë materiale që lidhet me to.

“Megjithatë, nuk është se do te shtjelloj në hollësi këtu, por dua të them se pavarësisht nga metodat e përdorura edhe me provat të cilat kanë dalë nga pyetjet tuaja, ju të nderuar gjyqtarë nuk ishit në gjendje t’i sqaroni gjërat deri në fund. Ju besoj se keni vënë re që  ZPS-ja ka cituar pyetjet tuaja të nderuar gjykatës 36 herë janë pyetjet që i keni bërë ju vetëm me çështjet e Zbulimit dhe Kundër-Zbulimit dhe pavarësisht se nuk ekziston asnjë provë për vërtetimin e qëndrimit të prokuroisë ndaj  z. Veseli, pyetjet kanë qenë të shumta”, deklaroi Dixon.

Avokati i Veselit: Ka persona që kanë gënjyer nën betim

1 muaj më parë / 12 shk 2026 11:24
Rodney Dixon

Rodney Dixon

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se ka pasur raste që Zyra e Prokurorit ka sulmuar dëshmitarë.

Sipas tij, gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’u përgjigjur.

Ka shtuar se ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën.

"Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën", ka deklaruar Dixon.

VIDEO:

Mbrojtja e Veselit: Kur s’ka prova, s’mund të ketë shpallje fajësie

1 muaj më parë / 12 shk 2026 10:23
Kadri Veseli

Kadri Veseli gjatë seancës ku po fliste avokati, Rodney Dixon

Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vazhduar kritikat ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar edhe të enjten, duke theksuar se nuk ka fakte se Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm sa ishte jashtë shtetit.

Avokati i tij, Rodney Dixon, ka ritheksuar se ZPS-ja nuk ka fakte për akuzat që ka ngritur kundër Veselit, derisa ka shtuar se viktimave u duhet drejtësia, por drejtësi “e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin”.

“Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë gjykata me integritet, pavarësisht nëse u duhet mbi 5 vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu”, ka thënë Dixon në ditën e dytë të deklaratave përmbyllëse.

Ai i ka bërë thirrje trupit gjykues që të ndajë faktet nga shpikjet, duke insistuar se “kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje të fajësisë”.

“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet”.

VIDEO: