Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka bërë të ditur se nga 9 deri më 18 shkurt do të jetë periudha e deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në këto data pritet të paraqiten fjalët përfundimtare të përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve mbrojtës e të të akuzuarve.
Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte të periudhës mars 1998-shtator 1999 në Kosovë, por edhe në Kukës e Cahan të Shqipërisë.
Ata janë në paraburgim nga nëntori i 2020-s.
Më 15 prill, Prokurori mbylli çështjen, ndërsa mbrojtja e përfundoi më 2 dhjetor.
Para përditësimit të agjendës, deklaratat përmbyllëse ishte planifikuar të mbaheshin nga data 9 deri më 13 shkurt.

-
Specialja cakton datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Hasani për zvarritjet e Speciales: Po të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut, do të gjente shkelje
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së
-
Ende s’dihet data kur do të shpallet vendimi për Thaçin dhe të tjerët