Institucionet e Kosovës shpeshherë refuzojnë kërkesat për qasje në dokumente. Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive në organizatën “FOL”, është shprehur e shqetësuar me refuzimin e institucioneve që të japin përgjigje ndaj kërkesave për qasje në dokumente.
Ajo në “Raport” të KTV-së ka folur për kërkesën që kanë bërë në drejtim të institucioneve se sa po respektohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që në kohë pandemie të mos punohet me staf të plotë në institucione.
“Kërkuam të kemi të dhënat e sakta nga institucionet përgjegjëse dhe kaloi afati shtatë ditë pune e s’patëm përgjigje. Është shqetësuese sepse institucionet duhet të publikonin të dhëna mos të them në baza ditore por të paktën në baza javore statistika konkrete sa po dënohen njerëz”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka shpjeguar se për dallim nga ligji i shkuar për qasjen në dokumente ku mundësohej vetëm ankesa tek Avokati i Popullit, me ligjin e ri është bërë një ndryshim i Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Perosnale, që merret edhe me ligjin për qasje në dokumente publike e mund të shqiptojë edhe gjoba për institucionet që s’japin qasje.
Demolli ka rrëfyer edhe për refuzimin që Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit i kishte bërë kësaj organizate kur kishte kërkuar qasje në dokumentet e tenderit për autostradën Prishtinë – Vërmicë. Pas shumë vitesh “FOL” ka marrë të drejtën për qasje, por ministria me ankesë e ka çuar lëndën në APEL.
Edhe
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
“Ka tre vjet që jemi pa përgjigje”, ka shtuar ajo.
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet
-
Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit
-
Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai