Gentiana Begolli-Pustina e ka cilësuar shumë problematike e me pengesa rrugën e gazetarëve deri në marrjen e përgjigjeve nga institucionet vendore.
Në një intervistë për “Raport” në KTV, ajo ka thënë se në vend është sofistikuar edhe rruga e ndërhyrjes në publikimin apo mospublikimin e lajmeve të caktuara.
“Mendoj se raporti është ai që do të duhej të ishte: ne kërkojmë llogari ata duhet të na japin përgjigje. Fatkeqësisht kjo s’po ndodh përherë. Institucionet hezitojnë t’u japin përgjigje adekuate gazetarëve me qëllim që të mos jenë transparentë. Arsyet nuk i di, ata i dinë më mirë. Kemi probleme të shumta. Kemi probleme edhe sa i përket përfaqësuesve politikë në raport me gazetarët sepse me shumë lehtësi i atakojnë gazetarët duke i etiketuar me vlerësime shumë të këqija, fyerje të rënda, vetëm se ata bëjnë punën e vet siç do të duhej, duke kërkuar llogari për shumë gjëra që ndodhin në vendin tonë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, pos politikanëve edhe grupe të caktuara interesi e njerëz që udhëheqin mediat sjellin pengesa në raportimet e gazetarëve. Begolli-Pustina ka thënë se ka ulje të rasteve të atakimit, por ka sofistikim të presionit.
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
Gazetarja thotë se mbetet sfiduese marrja e përgjigjeve nga institucionet
-
Morina nga AGK-ja: Shqetësues numri i sulmeve ndaj gazetarëve këtë vit
-
Begolli: Klima e të bërit gazetari është rënduar
-
“Gjithmonë varet prej ministrit”