Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka publikuar raportin e përvjetshëm “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – 2020”
Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli ka thënë se klima e të bërit gazetari është më e rënduar se sa paraqitet.
“Gazetarët paguhen pak dhe punojnë me orare të gjata. Gazetarët dhe reporterët nuk po flasin për kushtet e tyre të këqija. Te gazetarët është mbjellë frika se çfarë të raportojnë e çfarë jo”, ka thënë ajo.
Getoarbë Mulliqi ka thënë se sulmet janë kthyer në trend nga rrjetet sociale.
“Këto sulme janë shtyrë nga politikane me statuse në rrjetë sociale. Gazetarët hezitojnë të lajmërojnë sulmet ndaj tyre për shkak të mosdënimeve meritore. Për këtë arsye sulmet bëhen mes ditës sikurse ai i Valon Sylës. Shumica e mediumeve private operojnë pa kodin e etikës. Kriza financiare ka ndikuar në pozitën e gazetarëve. Një numër i vogël i gazetarëve janë të regjistruar. Si pasojë e pandemisë gazetat nuk po printohen më. Gazetarëve ju vyen një sindikatë që merret me të drejtat e gazetarëve”, ka thënë ajo.
-
Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit
-
Rugova: Gazetaria e Kosovës ka qenë larg më e mira në rajon
-
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit