Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-LDK: Reciprociteti me Serbinë çështje ditësh

Largimi i tarifës 100 për qind ndaj Serbisë do të jetë çështje ditësh dhe do të vendoset reciprociteti. Këto masa reciproke do të jenë graduale, por totale.

Kështu u tha sot nga përfaqësuesit e dy partive në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, në tryezën e diskutimit që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se qeveria e re duhet t’i qaset me seriozitet dhe parime të qarta dialogut me Serbinë.

Sipas tij, kërkesa për interesat e Kosovës janë të panegociueshme.

“Është një moment i favorshëm për Kosovën që të vendosen disa parime. Në këtë dialogu nuk mund të ketë marrëveshje pa u dialoguar dhe shqyrtuar secila rrethanë. Nuk besojmë se problemet e komplikuara bëhen me zgjidhje të thjeshta dhe përshpejtuara”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ishte më i qartë në largimin e tarifës ndaj Serbisë. Ai tha se masat reciproke do të vendosen ndaj shtetit fqinj, por duhet të jenë të kujdesshme që mos të pengojnë rifillimin e dialogut.

Ai tha se masat e reciprocitetit nuk mund të jetë tërësisht të menjëhershme, pasi janë komplekse, do të jenë graduale dhe totale.

Edhe LVV-ja në Prishtinë kërkon tërheqjen e vendimit për shtrenjtimin e biletave të autobusëve Arbëri 3 j. më parë LVV-ja në Prishtinë kërkon tërheqjen e vendimit për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

“Ne si koalicion qeverisës po tentojmë që të largojmë tarifën për t’i dhënë shans bashkësisë ndërkombëtarë të fasilitojë dialogun me Serbinë. Ne kemi kërkesat për vendosjen e reciprocitetit, por që kjo mos të pengojë dialogun me Serbinë. Pas heqjes së tarifës ne do t’i japim shans dialogut, i cili duhet të përgatitët mirë dhe me opozitën brenda”, tha ai.

Kundërshtues ndaj këtyre deklaratave u shpreh shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, cili theksoi se në tavolinë n e diskutimeve me Serbinë duhet të shkohet vetëm me njohje reciproke.

Skeptik për masat e reciprocitet u shpreh edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.