Ende pa u bërë një muaj që nga vendosja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, është paralajmëruar heqja e saj.
Një vendim i tillë pritet të jetë ndër të parët që do të marrë Lidhja Demokratike e Kosovës nëse merr kryesimin e Qeverisë së re.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës vlerëson se ndryshimi i masave brenda një periudhe të shkurtër kohore është duke dëmtuar ekonominë në vend, raporton KOHA.
Heqja e të gjitha masave të vendosura ndaj Serbisë ka qenë në vazhdimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, në veçanti e emisarit amerikan Richard Grenell.
Por, sipas Jeta Krasniqit nga Institutit Demokratik i Kosovës, pozita e vendit karshi ndërkombëtarëve do të ishte më e fuqishme nëse do të kishte unitet politik në ndërmarrjen e veprimeve ndaj Serbisë.
Edhe
Zeka për reciprocitetin: Kosova s’duhet të vendosë masa që nxisin reagimet e ndërkombëtarëve
Heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit kanë qenë pjesë e marrëveshjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ky koalicion u prish në fund të marsit, vetëm pas rreth një muaji bashkëqeverisjeje.
-
Vetëvendosja zotohet ta rivendosë reciprocitetin ndaj Serbisë
-
Krasniqi: Serbisë duhet t’i kërkohet heqja e barrierave jotarifore dhe ndalja e fushatës kundrejt Kosovës
-
VV-ja thërret Hotin në interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë
-
SHBA-ja pret rinisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi