Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pritjet për largimin e tarifës 100 për qind për mallrat serbe dhe atyre të BeH janë të mëdha.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lidhur me këtë tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha.
Haziri tutje ka shkruar se reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës.
“Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurt dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”, thuhet tutje në postimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-LDK: Reciprociteti me Serbinë çështje ditësh
-
Kurti: Taksa hiqet porsa të vendoset reciprociteti, do të fillojmë ta përgatisim Doganën
-
Me gjithë premtimin, LDK-ja do ta heqë reciprocitetin posa ta marrë qeverinë
-
Sipas ministrit serb Lajiq, reciprociteti është më i keq sesa taksa 100%
-
Haziri për heqjen e tarifës: Vendim pa kurrfarë koordinimi