Të premten ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2, Besim Beqajt, Mimoza Kusari-Lilës, Dardan Gashit, dhe Nenad Rashiqit, për rastin e njohur si “Hidrocentralet”.
Me ta po akuzohen edhe Fllanza Hoxha dhe Arben Gjuka.
Në seancë ka dëshmuar eksperti financiar Agim Sheqiri.
Ai ka thënë se katër hidrocentralet ishin privatizuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Është e domosdoshme mu sqaruar pse unë e kam konstatuar se 4 hidrocentralet që kanë qenë në pronësi të KEK-ut, kam konkludu që janë dhënë në kundërshtim me ligjin, që për mu është e kundërligjshme”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndaj ish-ministrave rëndojnë akuza se me procedurën e privatizimit të katër hidrocentraleve, Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe Hidrocentrali “Dikance”, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës./BetimipërDrejtësi
-
Apeli vërteton lirimin e ish-ministrave për “aferën e hidrocentraleve”
-
“Afera e hidrocentraleve”, lirohen nga akuza ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2
-
Drejt “amnistisë” katër ish-ministrat e akuzuar për faljen e katër hidrocentraleve
-
Shtatë muaj para parashkrimit, jepet fjala përfundimtare në rastin “Hidrocentralet”
-
Sot dëgjohet një dëshmitar në rastin e njohur si “afera e hidrocentraleve”