Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.
Rama ka shkruar në Facebook se në takim ka folur me Erdoganin për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për përkrahjen e Turqisë për programin e ri të Shqipërisë kundër përmbytjeve.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve; projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania; projektet e reja në turizëm dhe energji; si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, ka thënë Rama.
Artikuj të ngjashëm