Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama takohet me Erdoganin, bisedojnë për veriun e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim bilateral të mërkurën me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Në njoftimin në Facebook, Rama ka shkruar se me Erdoganin diskutuan për situatën në rajonin e Ballkanit, veçanërisht për veriun e Kosovës.

Në veri ka pasur tensioni që nga fundi i majit kur kryetarët shqiptare ia mësynë objekteve komunale në katër komunat serbe. Tensioni vazhdoi deri në ditët e para të korrikut, kur Kosova u pajtua me Bashkimin Evropian për të ndërmarrë katër hapa për shtensionim të situatës.

Rama ka qenë i zëshëm në zgjidhjen e çështjes së veriut prej kur shpërthyen tensionet. Madje, ka hartuar një draftstatut të Asociacionit të cilin u ka dërguar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Lëvizja e Ramës nuk u prit mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.