Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama në pritje të konfirmimit të takimit me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta vizitojë sot pasdite Kosovën, në një tur ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit që e nisë paradite në Maqedoninë e Veriut.

Rama pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 16:00 e kryetarin e Kuvendit të Kosovës në orën 17:15.

Por Rama në agjendën që e ka publikuar në Facebook ka shkruar se është “në pritje të konfirmimit” të takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Ai kishte thënë se “shkaku i acarimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike, takimi nuk mund të mbahej në formatin e parapaë”.

Edhe Osmani takon Ramën të enjten Arbëri Osmani takon Ramën të enjten

Rama kishte propozuar takim në format më të ngushtë, me ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, porse ky format nuk ishte pranuar nga Kurti.