Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Rama ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri shqiptar Rama thekson se takimi me presidentin Erdogan ka zgjatur 90 minuta dhe është diskutuar mbi projektet e përbashkëta për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Kryeministri Rama në ”Facebook” teksa ka postuar edhe një video me pamje nga takimi me Presidentin Erdogan.