Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Stamboll për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, i cili do të zhvillohet nesër.
Ndërkaq, para këtij Kongresi, Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton Koha.net.
“Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, ka deklaruar Rama pas këtij takimi.
Rama pritet në takim nga Erdogani by kohanet
Artikuj të ngjashëm