Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar me rastin e hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Tiranën dhe Shkupin zyrtar.
Rama ka shkruar të Facebook se është krenari dhe kënaqësi që sot Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Evropës së bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësim.
“Mirëmëngjes. Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar ai.
Të martën (19 korrik), Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të nisin negociatat për anëtarësim në BE. /ksp
-
Shqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në
-
Shqipëria hap kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit në BE
-
Rama: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në BE
-
Rama nga Brukseli: Kemi më shumë përgjegjësi, ky është fillimi i fundit