Kryeministri Edi Rama tha se shpreson që në pranverën e vitit 2021, aeroporti i Kukësit të jetë operacional.
Me përmbushjen e këtij premtimi, shefi i qeverisë tha me ironi se nuk e ka harruar objektivin që të sigurojë për PD 120 vota, nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Londër, të cilët do udhëtojnë falas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresojmë që aeroporti i Kukësit do jetë operacional në pranverë. Unë nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD t’i sjell me avion nga Londra. Do përzgjidhen midis atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë idenë e aeroportit të Kukësit.
Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë të akumulojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë sa më intensivisht, kush do shajë e do tallë më shumë do hyjë në avion e do zbresë në Kukës për të votuar për PD, 120 vota me fluturim falas, ky është një objektiv, shpresoj ta realizoj”, tha Rama.