Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama pyetet për raportet me Kurtin: A më do, a s’më do, po të përgjigjem përfundon telenovela

Albin Kurti dhe Edi Rama

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, është pyetur nga gazetarët për raportet mes tyre. 

Ai nuk është përgjigjur por ka përmendur një telenovelë me mbi 1000 episode duke thënë se thënë se po të përgjigjet përfundon telenovela. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode si është ajo ‘Vitrinat’. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, u ka thënë Rama gazetarëve.

Përplasjet Kurti-Rama kanë një historik të gjatë. Kanë nisur të theksohen në kohën kur është plasuar ideja e Ballkanit të Hapur, nismë që Shqipëria e ka përqafuar e Kosova e ka refuzuar, pastaj kanë vazhduar me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri e kanë kulmuar me anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga Tirana zyrtare, që është vlerësuar edhe si sanksion ndaj Kosovës për zhvillimet në veri gjatë vitit 2023. Në të njëjtën kohë sanksione ka vënë edhe Bashkimi Evropian dhe ato janë ende në fuqi.