Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, njoftohen të kenë qenë temat kryesore në takimin e kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë Albin Kurti dhe Edi Rama.
Në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit njoftohet se Rama uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë.
“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit. Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.
Para takimit me Kurtin, Rama është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Përvjetori i 18-të i Pavarësisë bën bashkë në Prishtinë liderët e Kosovës e Shqipërisë
-
Kurti pret në takim Ramën
-
Edi Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën
-
Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje