Britania duhet të ndalojë diskriminimin kundër shqiptarëve për të justifikuar “dështimet e politikave”, ka thënë kryeministri Edi Rama.
Rama ka thënë se “retorika” duke fajësuar qytetarët e tij për krimin në Britaninë e Madhe dhe problemet me kufirin, injoron faktet.
Shqiptarët tani përbëjnë grupin më të madh të atyre që kalojnë kanalin me anije të vogla, pas rritjes së madhe të të ardhurve në dy vjetët e fundit, raportoi BBC të mërkurën.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka thënë se shumë prej tyre kanë “abuzuar ligjet tona për skllavërinë”.
Ministrat britanikë kanë thënë se ata duan “gjurmim të shpejtë” të ardhjeve të shqiptarëve ashtu që pretendimet e tyre për azil të vlerësohen më shpejt.
Edhe
Rama akuzon Qeverinë e Britanisë se po e “përtërin dramën” për emigrantët shqiptarë
Javën e kaluar, deputetëve iu është thënë se 12,000 shqiptarë kishin arritur në Britaninë e Madhe pas kalimit të kanalit gjatë gjithë vitit, në krahasim me 50 sa ishin më 2020.
Nga ta, 10,000 ishin burra – që përfaqësojnë 1% të popullatës së burrave të Shqipërisë.
“Të vësh në shënjestër shqiptarët (diç bënë disa me turp kur luftonin për Brexitin) si shkaku i krimit në Britani dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet”, ka shkruar Rama në Twitter.
“Përsëritja e të njëjtave gjërave dhe pritja e rezultateve ndryshe është çmenduri”.
Rama ka thënë se shqiptarët në Britani “punojnë shumë dhe paguajnë taksat”, ndërsa shtoi: “Britania duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin kundër shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave”.
Edhe
Rama e kritikon Britaninë për “sulmin e kalkuluar” lidhur me emigrantët
Theksoi se ishte “i gatshëm të punojë për së afërmi” me Britaninë, por “faktet” dhe “respekti i ndërsjellë” janë thelbësore.