Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Britania po bën një “sulm të kalkuluar” ndaj vendit të tij duke e fajësuar atë për rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht Kanalin anglez.
Në një konferencë për media të martën, Rama ka përsëritur se kabineti i ri britanik po fajëson shqiptarët sepse “ka shkuar në një rrugë qorre me politikën e saj të re që rezulton nga Brexiti”.
“Fakti që falja nuk erdhi dhe s’ka për të ardhur tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar. Nuk ka qenë një nga ato shprehjet që të dalin nganjëherë pa dashje dhe pastaj njeriu kërkon falje, në gjaknxehtësi e sipër, njësoj si një ndeshje, mund të thuash edhe ndonjë gjë që s’do të doje ta thoshe, por kërkon falje dhe mbaron aty”, ka thënë ai.
Mbi 40,000 emigrantë kanë kaluar kanalin për në Britani këtë vit. 1/3 e tyre janë shqiptarë.
“Situata dihet se cila është. Mund të themi shumë gjëra por dihet që qeveria britanike a hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e te që ka ardhur si rezultat i Brexitit, dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjë, ata janë komplet në një drejtim të kundërt me këtë, politikisht”, ka shtuar Rama.
Britania dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje të hënën e cila përfshin shtimin e patrullave policore në bregdete në veri të Francës, në përpjekje për të ndaluar emigrantët të kalojnë me anije të vogla.
Edhe
Rama kritikon Britaninë: Ka rënë në “një vend shumë të errët”
Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, i ka përshkruar ardhjet si “pushtim i bregdetit tonë jugor”, gjithashtu duke zemëruar Shqipërinë me fajësimin e bandave kriminale shqiptare për “abuzim” të sistemit të azilit të Britanisë dhe ligjeve moderne për skllavërinë.
-
Rama: Mos na fajësoni ne për problemet kufitare të Britanisë
-
Deputeti britanik i reagon Ramës: 1 në 48 shqiptarë në Britani gjendet në burg
-
Rama pas takimit me Starmerin: Jemi besnik ndaj Italisë, s’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera
-
Britania shton përpjekjet për të luftuar imigracionin në Ballkanin Perëndimor