Shqiptarët në Britani janë mbledhur për të protestuar të shtunën në Westminster Bridge, afër parlamentit, për siç thonë ata, "kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve".
Shqiptarët filluan ta shprehnin pakënaqësinë ndaj deklaratave të sekretares britanike Suella Braverman e cila pati përmendur ditë më parë migrantët shqiptarë që po “pushtojnë” Britaninë, pa përmendur migrantë të tjerë. Shkrime rreth kësaj çështjes janë bërë të mëdha edhe nga mediat britanike.
Ndërsa, bujë patën bërë edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se çështja s’ka të bëjë me shqiptarët, por me “politikat e dështuara për kufirin” të Britanisë.
Shqiptarët protestues po përcjellin mesazhin se nuk janë kriminelë, por se janë taksapagues dhe kontribuues në shoqërinë britanike./ A2N

-
Rama: Mos na fajësoni ne për problemet kufitare të Britanisë
-
Deputeti britanik i reagon Ramës: 1 në 48 shqiptarë në Britani gjendet në burg
-
Rama kritikon Britaninë: Ka rënë në “një vend shumë të errët”
-
Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar
-
Qeveria e Britanisë fillon fushatën reklamuese për t’i shënjestruar migrantët shqiptarë