Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i gatshëm të udhëtojë me kreun demokrat Lulzim Basha për takime në Evropë që do të mundësonin hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media sot në Tiranë, pas takimit me homologun tij belg Charles Michel, duke u përgjigjur nëse do të udhëtonte me kreun e opozitës për të zhvilluar takime në kancelaritë kryesore evropiane për këtë çështje, transmeton kp.
“Pyetja s’ka nevojë për përgjigje. Do të ishte shumë e vlefshme nëse ajo do të ndodhte”, tha Rama.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama takon Merkelin në Gjermani për negociatat, i kënaqur nga vlerësimet pozitive
-
Sipas Ramës, Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
-
Rama në Francë, pritet nga Macroni
-
Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
-
Shqipëria hap zyrtarisht katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE