Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Hapësirat publike do të vëzhgohen me kamera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se hapësirat publike do të jenë nën vëzhgimin e kamerave, pas finalizimit të marrëveshjes me Policinë e Kosovës.

Rama shkroi në Facebook të enjten se ka qenë në bashkëpunim me autoritetet policore për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mirëmbajtjen e rrjetit të tyre.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot. Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të kryeqytetit”, shkroi Rama.

Kreut të Prishtinës iu kërkua të ndërmerrej një veprim i tillë pas rastit të dhunimit së një 11-vjeçareje në parkun e lagjes Arbëria në kryeqytet.