Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale së shpejti vendosen në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se këtë fillimvit do të vendosen kamera të sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale, të cilat do të monitorohen nga Policia e Kosovës.

Rama ka thënë se kamerat do të ndihmojnë të identifikohen personat që hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo në vende që nuk lejohen. Po ashtu ka thënë se nëpërmjet sistemit mund të identifikohen edhe personat që përfshihen në vjedhje, rrahje apo krime të ndryshme.

Ai thotë se beson se kjo do ta rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do të na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet. Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet. Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë njëkahore, bëjnë tejkalim në vijë të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak. Kryeqyteti do të jetë më i sigurt!” – ka shkruar Rama në Facebook.