Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ftuar organet e rendit të jenë sa më të pranishme në hapësirat publike dhe më vigjilente.
Ai shkroi në Facebook të hënën se lajmi për dhunimin e 11-vjeçares ishte tronditës, derisa theksoi se duhet bërë më shumë “për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin”.
“Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më. Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri”, shkroi Rama.
Ai tha se do të punojë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, për t’i parandaluar rastet e tilla, e të ofrohet mbështetje për viktimat.
-
Rama: Hapësirat publike do të vëzhgohen me kamera
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon disa inspektorë dhe kërkon hetim nga prokuroria
-
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë
-
Rama: Askush mbi ligjin