Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka deklaruar sot se masat e Kosovës për vënien e taksës 100 për qind në mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, kërcënojnë të shkaktojë krizë humanitare, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se pasoja e këtij vendimi tashmë po ndjehen duke theksuar se alternativa tregtare nuk ka dhe se, sipas tij, prodhimet serbe janë më të lira dhe m ë mirat.
"Serbët jetojnë shumë vështirë tash e nesër kërcënon edhe kriza humanitare”, ka thënë Rakiq për RTS në prag të takimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës me kryetarin e Serbisë.
Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e popullit serb nuk do të rrinë pasivë, por do të reagojnë në mënyrë adekuate.
"Lista Serbe ka një kohë të gjatë që vepron si opozitare dhe është e vetmja opozitare kur bëhet fjalë për interesat e popullit serb. Partitë shqiptare bashkohen dhe votojnë kundër vendimeve që mundësojnë jetë më të mirë për serbët e jeta më mirë serbët nuk do të jetë më e keqe për shqiptarët”, ka thënë Rakiq.
Edhe
Rakiqi thotë se serbët do të gjejnë mënyrë “për të tejkaluar krizën humanitare”
Ai ka shtuar se nuk do të përkrahë asnjë vendim të koalicionit qeverisës në Kuvendin e Kosovës.
Në pyetjen nëse mendon t’i dilet në nga institucionet e Kosovës, ai është përgjigjur se më së lehti është të dilet nga to, porse në këtë rast nuk do të dëgjohej zëri serb.
-
Taksa 100%, Simiqi thotë se gjendja e serbëve në Kosovë po vështirësohet çdo ditë e më shumë
-
Serbët u mblodhën edhe në Graçanicë për të kundërshtuar taksën e Kosovës për mallrat nga Serbia
-
Për taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe Vuçiqi mbledh në Beograd Listën Serbe
-
Vuçiqi falënderon Mogherinin dhe paralajmëron masa kundër Kosovës