Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nëse formimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk fillon muajin e ardhshëm dhe përfundon brenda këtij viti.
Largimi i përfaqësuesve serbë do të përfshijë edhe komunat veriore, sipas ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë.
"Nëse bisedimet në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës për formimin e Asociacionit nuk fillojnë në nëntor, ne po i informojmë të gjithë faktorët relevantë në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se do t'i lëmë të gjitha pozicionet në Prishtinë, në veri dhe se kryetarët e komunave do të japin dorëheqjen. Fundi i vitit është afati i fundit për formimin e Asociacionit”, theksoi Rakiq në konferencën për shtyp, transmeton RTS.
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk e ka në plan ta shkarkojë Rakiqin që doli kundër vendimit të Qeverisë që të luftojë kontrabandën në të gjithë vendin.
-
Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë
-
Lista Serbe paralajmëron protesta nëpër institucionet e Kosovës
-
Serbët braktisin institucionet, paralajmërojnë protestën në veri
-
Rakiq: Rikthehemi vetëm kur Prishtina do ta respektojë të drejtën tonë ndërkombëtare
-
Serbët vendosin sot nëse do të largohen nga institucionet e Kosovës