Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët vendosin sot nëse do të largohen nga institucionet e Kosovës

Serbët e Kosovës të shtunën të vendosin nëse do të largohen nga institucionet në veri.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar dy ditë më parë se nisur nga ai personalisht, do të propozoj që të gjithë serbët e tjerë të largohen nga qeveritë lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha institucionet e tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pati treguar se të shtunën do të mbahet takimi urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në veri të vendit, lidhur me propozimin.

Deklarata e tij erdhi pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriqit, i cili refuzoi t’i bindej vendimit për fletëqortime ndaj personave që nuk do t’i kthenin targat ilegale të veturave në targa RKS.

Ndërkohë, në Beograd qeveria serbe ka paralajmëruar se po ashtu më 5 nëntor do të mblidhet, për siç ka thënë, situatën në Kosovë. Në mbledhjen qeveritare do të jetë edhe presidenti serb.