Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot ku do të diskutohet lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr të Listës Serbe.
Në mesin e pikave është edhe njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe miratimi i kërkesës për të zëvendësuar anëtarët e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë e Junik. Mbledhja fillon nga ora 13:30.
Serbët nga veriu i Kosovës në fundjavë vendosën të tërhiqen nga institucionet e Kosovës. Deputetët e Listës Serbe i kanë deponuar dorëheqjet të hënën. Ndërsa janë dorëhequr edhe kryetarët e katër komunave veriore. Po ashtu janë larguar nga institucionet policët serbë në veri, gjyqtarë e prokurorë në veri, zjarrfikës dhe është raportuar për largimin e tre serbëve të veriut nga FSK-ja.
-
Anëtarët e Listës Serbe dorëhiqen nga komisionet komunale zgjedhore në veri
-
KQZ-ja të hënën shqyrton vendimet për procesin zgjedhor në veri
-
KQZ-ja sot diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
KQZ-ja diskuton të premten për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
Shtyrja e zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja