Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme aktivitetet për shënimin e “Epopesë së Korrikut 1998”, në komunën e Rahovecit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në aktivitetet të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec po merre pjesë kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, deputetët të Kuvendit të Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.
Aktivitetet për shënimin e “Epopesë së Korrikut 1998”, kanë vazhduar me bërjen e homazheve tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, tek Muri i Pikëllimit dhe në nderim të veprës së Sheh Myhedinit te Teqeja e Madhe në qytetin e Rahovecit dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë).
Poashtu gjatë ditës së sotme kryetari Latifi, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore që është mbajtur në nderim të dëshmorit Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës "Tahir Sinani" në Malishevë.
-
Sot nis ‘Epopeja e korrikut 1998’ në Rahovec
-
Nesër në Rahovec nis ‘Epopeja e korrikut 1998’
-
Dyshohet të jetë djegur qëllimisht shtëpiza e Komunës së Rahovecit
-
Në Komunën e Rahovecit filluan aktivitete për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”
-
Rahovecit vazhdon aktivitetet për nder të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”