Autoritetet komunale të Rahovecit kanë reaguar lidhur me rastin e djegies së kamp-shtëpizës në vendin e quajtur “Epopeja e UÇK”-së, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e rastit. Në të njëjtën kohë, kanë shprehur qëndrimin se dëmtimi i pronës publike është vepër e papranueshme. Të premten, vendin e ngjarjes e ka vizituar kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga zyrtarët komunalë dhe ata të Policisë së Kosovës.
“Vandalizmi dhe dëmtimi i pronës publike janë vepër e ulët dhe e papranueshme për mua dhe institucionet lokale. Sot, bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin komunal, pamë nga afër shtëpizën e djegur nga persona të papërgjegjshëm. U njoftova se kjo ishte zjarrvënie e qëllimshme! Ndërsa nga institucionet përgjegjëse kërkova zbardhjen e rastit”, ka bërë të ditur Latifi, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, veprat e tilla nuk do ta ndalin qeverisjen aktuale të punojë edhe më shumë në përmirësimin e hapësirave të gjelbëruara dhe turistike të Rahovecit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Latifi: Ende nuk dihet vlera e dëmeve nga vërshimet e së shtunës në Rahovec
-
Latifi kërkon ndihmë nga Qeveria pas vërshimeve në Rahovec
-
Një objekt digjet në qendër të Rahovecit, s’ka të lënduar
-
Dëmtohen varrezat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Rahovec, komuna e dënon këtë akt të ulët
-
Përfshihet nga zjarri Kooperativa bujqësore “Krusha” në Rahovec, dëmet janë të mëdha