Gjatë ditës së mërkurë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në dy projekte infrastrukturore në qytetin e Rahovecit si projekti i rrugës transite dhe shtegu i ecjes që dërgon te Maja e Shkodranit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Monitorova punimet që po kryhen në rrugën e tranzitit mbi qytet si dhe në shtegun e ecjes, projekte këto të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë”, ka thënë Latifi.
“Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur, ku qasja për në Majën e Shkodranit do të bëhet më e lehtë e njëkohësisht pamja që qytetarët do të shijojnë në këtë ecje do të jetë e mahnitshme”, ka thënë Latifi.