Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur takimin e tretë me punonjësit e administratës lokale. Sipas njoftimit të Zyrës për informim, Latifi me këtë rast ka kërkuar që punëtorët e Komunës ta respektojnë orarin e punës si dhe vendimet e urdhëresat që nxirren nga lidershipi komunal.
Në fillim të takimit kreu i Rahovecit ka përkujtuar se takimet periodike me punonjësit e Komunës do të mbahen rregullisht, shkruan sot Koha Ditore.
“Ju njoftoj se nga takimi i fundit bazuar në sistemin për vijueshmërinë e punëtorëve në punë ka pasur progres në respektimin e orarit të punës. Ashtu siç kam thënë edhe në takimet e tjera, unë jam për respektimin e orarit të punës, në mënyrë që të mos vijë deri te dhënia e vërejtjeve apo edhe heqja e mëditjeve për mosrespektimin e orarit të punës”, ka thënë Latifi, sipas njoftimit të ZI-së. Aty theksohet se kryetari Latifi ka shprehur qëndrimin se nuk do të ketë kompromis për punëtorët, të cilët bien ndesh me ligjin dhe se do të ndërmerren masa, “për çfarëdo shkelje eventuale konform ligjeve në fuqi”.
Kryetari i Rahovecit pati takuar punëtorët e Administratës komunale edhe në muajin maj, me ç’rast pati diskutuar çështjen e respektimit të orarit të punës, pajisjen me kartela për vijueshmërinë në punë si dhe sanksionet për mosrespektimin e orarit të punës.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Latifi kërkon angazhim më të madh dhe respektim të orarit të punës nga administrata e Rahovecit
-
Latifi kërcënon punonjësit e Komunës për mosrespektim të orarit të punës
-
Nëpunësve në Rahovec u kërkohet disiplinë, për mos respektim orari dënime
-
Kryetari i Rahovecit takim me qytetarët çdo të enjte
-
Latifi u kërkon drejtorëve të shkollave që buxhetin ta shpenzojnë me kohë