Përparim Ramuka, qytetar nga Ferizaj, ka dalë i vetëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të protestuar kundër ngritjes së çmimeve të disa prej produkteve bazë ditëve të fundit.
Ramuka ka thënë për KOHËN se ka dalë i vetëm pasi nuk po sheh interesim për të protestuar, ndonëse ka bërë thirrje që kushdo që është i interesuar t’i bashkohet..
“Kam dalë të protestoj kundër ngritjes së çmimeve, jam i vetëm, e kam një grup dhe janë dikur rreth 100 e më shumë anëtarë por sapo dola në protestë dhe deshën të më arrestonin Policia. Po protestoj vetëm sepse nuk ka interesim, por çmimi i naftës ka shkuar diku afër 2 euro, por unë isha i shqetësuar dhe dola. Na vodhën tregtarët të cilët po i rritin çmimet dhe si pasojë e kësaj ne kemi ardhur deri te kjo rritje e çmimeve duke i fshehur produktet”, ka thënë Ramuka.
Ai ka bërë të ditur se do të qëndrojë para Qeverisë deri në ora 15:00.
{gallery}