Janë rreth 20 shtëpi në lagjen kodrinore të Pejës “Maja e Zezë”, pronarët e të cilave qe disa vite janë duke kërkuar nga Komuna zgjidhjen e çështjes së kanalizimit. Në atë lagje, nëpër rrugën kryesore të lagjes, është ndërtuar kanalizimi më herët, por shtëpitë që janë në pjesën ndër rrugë, kanë mbetur pa u kyçur, shkaku i nivelit të gypit kryesor.
“Të gjitha shtëpitë që janë anën tjetër të rrugës në nivel me rrugë dhe mbi rrugë janë kyçur në kanalizim, e ne që jemi ndër rrugë ende jemi pa kanalizim. Ne kemi gropa septike, por ato janë të vjetra dhe po dalin ujërat jashtë dhe po kundërmojnë pavarësisht se po mundohemi rregullisht me i zbraz. Kemi mbetur vërtet shumë keq”, ankohet Sadat Muriqi, njëri prej banorëve që kanë mbetur pa u kyçur në atë kanalizim.
Para dy vjetëve siç tregon zëdhënësi i Komunës, Engelbert Zefaj, Komuna kishte gjetur një zgjidhje për këto shtëpi për kanalizim. Kishte hapur edhe kanalin pjesës të poshtë që nga ajo lagje lëshohet në pjerrtësi në pjesën e lagjes mbi Spitalin e Pejës, dhe kishte shtruar edhe gypin, por siç thotë Zefaj kur erdhi puna të kyçet gypi në pusetë, nuk lejoji qytetari në oborrin e të cilit gjendet ajo puset.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Banorët e Papazit të Ferizajt në hall me ujërat e zeza
-
Banorët e një lagje në Pejë ankohen për zvarritjen e punimeve në rrugë
-
Banorët në Pejë, tash e tre muaj presin sanimin e dy rrugëve
-
Lugu i Baranit në Pejë pa ujësjellës e pa kanalizim
-
Ujërat e zeza mbushin katet përdhese të banesave, banorët kërkojnë zgjidhje