Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët protestojnë për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc

Qytetarë të Gjilanit do të protestojnë të shtunën për, siç kanë thënë, zvarritjet në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc.

Në një njoftim të organizatorëve, bëhet e ditur se tubimi do të mbahet me fillim prej orës 13:00, më 29 prill, ndërsa në lajmërimin për Policinë, është thënë se në tubim do të marrin pjesë rreth 250 persona.

Ankesa e tyre ka të bëjë për pjesën nga Gjilani deri te hyrja e fshatit Përlepnicë. Organizatorët i kanë thënë KOHËS se ka dy muaj që njëra pjesë e këtij segmenti ka mbetur e paasfaltuar. Ata kanë thënë se bëhet fjalë për rreth tre kilometra.

Në korrik të vitit të shkuar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi pati vizituar punimet në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc, pati bërë kërkesë që sa më parë të bëhet asfaltimi i segmentit. Ndërsa në nëntor, ai pati njoftuar se janë ndarë 3.2 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e kësaj rruge. Megjithatë qytetarët janë ankuar për zvarritje.

Tashmë janë bërë disa vite që kur ka nisur zgjerimi i kësaj rruge.

Nga Komuna kanë thënë se përgjegjëse për punimet është Ministria e Infrastrukturës, ndërsa kanë kërkuar mirëkuptim duke u arsyetuar me “kushtet klimatike”.

“Ka shqetësime nga banorët si dhe jemi të njoftuar që do të ketë një protestë për ditën e shtunë, por gjithashtu duhet të jemi të kuptueshëm se në këto kushte klimatike nuk është e mundur të punohet dhe besoj që shumë shpejt punimet vetëm do të fillojnë sa të bëhen kushtet e përshtatshme”, ka thënë për KOHËN Besart Selimi nga kabineti i kryetarit të Komunës.

Edhe Me protestë kërkohet finalizimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc LAJMET E MBRËMJES Me protestë kërkohet finalizimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc

Pyetje i janë dërguar edhe kësaj ministrie të enjten në mbrëmje. Sapo të ketë përgjigje, KOHA do ta përditësojë artikullin.

Lajm i vitit 2019: