Banorët dhe bizneset kanë protestuar të shtunën për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan – Bujanoc, e cila po u krijon probleme në qarkullim dhe lidhje me qytetet e tjera.
Banorët janë mbledhur në numër të konsiderueshëm dhe kanë qëndruar në rrugën në të cilën po zhvillohen punime tash e një kohë të gjatë.
Në prononcim për KTV-në dje, banorët janë shprehur të mllefosur se për një kohë e gjatë janë të detyruar të lëvizin ose nëpër pluhur, ose nëpër baltë.
Ndonëse është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, shefi i asamblistëve të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu, ka thënë se faj për zvarritjen e punimeve në këtë rrugë ka edhe pushteti lokal pasi nuk janë angazhuar për ta zgjidhur problemim.
Në gjendje të rëndë janë edhe rrugët e tjera magjistrale që lidhin qytetin e Gjilanit me qendrat e tjera në Kosovë, sidomos në drejtim të Ferizajt, ku po ashtu ndërhyrjet vetëm sa e kanë përkeqësuar qarkullimin.
Ministria e Infrastrukturës nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KOHËS dje, ndërsa në Komunën e Gjilanit kanë thënë se, edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, edhe kryetari i Komunës gjenden në vizita jashtë vendit.
-
Ekspertët thonë se projektet e neglizhuara me vite s’mund të përfundojnë për disa muaj
-
Me protestë kërkohet finalizimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc
-
Qytetarët në hall me rrugët magjistrale që lidhin Gjilanin me qytete të tjera
-
Qytetarët protestojnë për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc
-
Rruga transitore në Shtime nxjerr banorët e bizneset në protestë