Banorët e Graçanicës kanë kërkuar mbikëqyrje më të madhe të respektimit të Ligjit për gjuhët në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në përballjet qytetarë-deputetë që i ka organizuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është kërkuar edhe bashkëpunim më i madh ndërmjet deputetëve të partive shqiptare dhe serbe në Kuvendin e Kosovës.
Qëllimi i kësaj iniciative është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
“Infografika e KDI-së rendit rekomandimet e dala nga përballja qytetarë-deputetë në kuadër të takimeve publike që KDI së bashku me partnerë lokalë, po zhvillon nëpër komuna të ndryshme me qëllim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies institucionale”, thuhet në një njoftim të KDI-së.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
KDI: Qytetarët kërkojnë më shumë takime me deputetët
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Pesë të arrestuar për kërcënimin e votuesve në Graçanicë
-
Graçanicë, shoqërohet në polici një i dyshuar për ndikim te qytetarët për votë
-
Partitë shqiptare bëhen bashkë në garën zgjedhore në Graçanicë