Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveritë Shqipëri-Maqedoni do të mblidhen në Pogradec më 2 dhjetor

Ndonëse ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, mediat shqiptare në Maqedoni, duke iu referuar vendimeve të qeverisë, njoftojnë se mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Maqedonisë do të zhvillohet më 2 dhjetor të këtij viti, ndërsa më 23 nëntor qeveria e Maqedonisë do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase është parashikuar të zhvillohet në Pogradec.

Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati pak kohë më parë me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, u njoftua se do të kishte një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por data nuk ishte përcaktuar.