Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria s’e di nëse ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Drejt fundit është afati prej 30 ditësh për mbledhjen e nënshkrimeve, përmes të cilave do të shkarkoheshin katër kryetarët e komunave në veri, të banuara kryesisht me serbë. Por, përveç rrjedhjes së afatit, në Qeveri nuk kanë dhënë informacione nëse ka nisur mbledhja e nënshkrimeve.

Dy deri në tri javë kohë u kanë mbetur qytetarëve serbë që të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zubin Potok, iniciuesit e peticionit kanë kohë deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, e në Zveçan edhe pesë ditë më shumë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, përveç që ka folur për rrjedhjen e afatit, nuk ka treguar nëse ka nisur mbledhja e nënshkrimeve.

Krasniqi tha se me krijimin e kushteve ligjore për peticion, Kosova ka përmbushur kushtet e kërkuara nga BE-ja për heqjen e masave ndëshkuese.

“Si Kosovë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet për të përmbushur obligimet tona. Udhëzimi administrativ është hapi konkret i cili na mundëson për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në veri të vendit duke pasur parasysh veprimet ligjore dhe demokratike”, ka deklaruar Krasniqi.

E reagim më të ashpër të ndërkombëtarëve karshi Serbisë ka kërkuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Edhe Edhe dy javë afat për nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve në komunat veriore Arbëri Edhe dy javë afat për nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve në komunat veriore

Duke folur për qytetarët e Kosovës që janë duke u mbajtur në paraburgim në Serbi, Haxhiu tha se është hasur në neglizhencë nga autoritetet serbe për trajtimin e rasteve të tyre.

“Edhe përkundër faktit që ne me vullnet do t’i kryejmë përgjegjësitë tona nuk presin reflektim nga ana e Serbisë, por këtu thërras që partnerët ndërkombëtarë duhet të bëjnë shumë më shumë presion ndaj Serbisë dhe të mos i injorojnë veprimet e tilla që Serbia po i bën në vazhdimësi”, ka thënë Haxhiu.

Rasti i fundit i arrestimeve në Serbi, është ai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, të cilit autoritetet i kanë caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.