Zyra e Kryeministrisë ka publikuar raportin e Koordinatorit Shtetëror të datës 30 dhjetor 2020 për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi që nga rinisja e deri në fund të vitit.
Në raportin e përpunuar nga koordinatori shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, përfshihen detajet nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, shkuarjen atje dhe zhvillimet para takimin në Uashington pas aktakuzave të ish-liderëve të UÇK-së.
Më pas sqarohen takimet me partitë në Kosovë, pas kthimit nga SHBA-ja dhe takimet tjera jashtë dhe brenda vendit.
Theksohet se Hyseni pati thënë se nuk duhet humbur kohë me zvarritje të procesit dhe se duhet të arrihej marrëveshje gjithëpërfshirëve me njohje reciproke.
Në fund të raportit thuhet se, Kosova nuk do të merr asnjë zotim të veçantë pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës si shtet i pavarur në kufijtë ekzistues.
Edhe
Hoti publikon dokumentet për dialog të cilat thotë se ia ka dorëzuar Kurtit
Për dokumentin, ishte diskutuar shumë, pasi Kurti pati deklaruar publikisht në një intervistë se nuk i ishte dorëzuar kur ka marrë detyrën e kryeministrit. Kjo ishte mohuar nga Hoti, i cili pati thënë se gjithçka e poseduar, i është dorëzuar edhe Kurtit.
-
Dokumentet e “papublikuara” shtojnë paqartësitë rreth dialogut
-
Hoti kundërshton deklaratën e Kurtit, thotë se ia ka dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun
-
Fjalimet e Hotit, Qeveria i prezanton si Platformë për dialogun
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke