Qeveria e Kosovës konsideron se e ka për obligim sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për shtyrjen e afatit edhe për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale në RKS, kërkesë kjo e cila është paraqitur nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë të enjten për KOHËN se e kuptojnë shqetësimin e Escobarit, mirëpo ka shtuar se Qeveria ka obligim për sundim të ligjit dhes se asnjëra nga këto nuk bën ta përjashtojë tjetrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, ka thënë Kryeziu.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka thënë në një përgjigje për KOHËN të enjten se prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve, deri sot 13 automjete janë regjistruar nga targat ilegale në ato RKS.
“Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme. Nga regjioni 06 – kemi 5 automjete, nga regjioni 02- kemi 4 automjete, nga Regjioni 04 - kemi 2 automjete dhe nga regjioni 01 – kemi 2 automjete”, ka thënë MPB-ja.