Qeveria ka ndarë 92 mijë euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se gjatë ditës së martë Kosova ka qenë nikoqir i një prej konferencave më të rëndësishme rajonale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo konferencë ka shërbyer si platformë për promovimin e Kosovës dhe ndarjen e ideve dhe qëndrimeve më të mira. Konferenca e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka mbledhur politikanë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe akademikë. Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për të mbështetur këtë konferencë. Por për mjetet shtesë, Qeveria do ta mbështesë me 92 mijë euro që do të merren nga shpenzimet e paparashikuara”, ka thënë ai.