Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ai në faqen e tij në Facebook ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në.
“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale. Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit”, ka shkruar ai.
-
Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria
-
Murati: Shkuarja e sërishme në zgjedhje ka kosto shumë të madhe