Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se ai nuk ka qenë në gjendje ta përfaqësojë Kosovën në konferencën e donatorëve të organizuar nga BE-ja në Bruksel për të mledhur fonde për Turqinë e Sirinë. Murati tha se organziatori kishte kërkuar që Kosova të paraqitej me fusnotë.
Murati ka thënë se kjo ka pamundësuar pjesëmarrjen e Kosovës. Konferenca e donatorëve është mbajtur për të mbledhur fonde për të ndihmuar qytetarët në Turqi e Siri që u goditën nga tërmetet shkatërruese.
Murati në Twitter, ka thënë se Kosova donte të kontribuonte, por iu pamundësua pasi “çasja e organizatorit ishte shumë jokorrekte”.
“U desh t’i ndërroja tre aeroplanë për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve në Turqi dhe Siri të prekur nga tërmetetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e gjithë përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar. Fatkeqësisht, vendim in nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskirminues nga organizatori, që insistoi në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me marrëveshjen fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar Hekuran Murati në Twitter.
Unfortunately, my country couldn’t participate and contribute due to the incorrect and discriminatory treatment from the organizer, who insisted on using the asterisk in contradiction to the letter of the initial Brussels agreement, and the spirit of today’s conference.
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) March 20, 2023