Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili i ka dhënë të drejtë LDK-së, duke i anuluar qendrat alternative të votimit jashtë Kosovës.
Murati e ka akuzuar këtë parti se është kundër diasporës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofruar hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë të ketë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit. LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës që përfaqësitë diplomatike dhe hapësirat e tyre do të jenë qendra të votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, dhe jo hapësirat e tjera alternative, duke e ndryshuar vendimin e mëparshëm.
PZAP-ja i jep të drejtë LDK-së, anulon qendrat alternative të votimit jashtë Kosovës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e Lidhjes Demokratike...-
Cakolli: Diaspora nuk u ndalua të votojë, PZAP-ja vetëm zbatoi ligjin
-
Anulohet vendimi, në përfaqësi diplomatike s’lejohet votimi me dokumente të skaduara
-
Supremja refuzon ankesën e VV-së lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës
-
VV-ja ankohet në Supreme për qendrat alternative të votimit në diasporë
-
LDK-ja mirëpret vendimin e PZAP-së: “U ndalua mundësia e vjedhjes së votave”