Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ua mundësonte mërgatës që të votojë në përfaqësi diplomatike edhe me dokumente me afat të skaduar.
Ankesa u parashtrua nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Sipas ankesës, KQZ-ja me vendim ka ndryshuar përmbajtjen e ligjit. E këtë e ka vlerësuar edhe PZAP-ja që ka thënë se KQZ-ja nuk ka pasur autorizim që ta bëjë këtë.
“Paneli vlerëson se kjo dispozitë është e qartë dhe nuk lejon dualizem në interpretim që do ta barazonte dokumentin e vlefshëm me dokumentin me afat të skaduar. Në këtë rast ligji nuk ka përdorur vetëm termin "dokument identifikimi", por shprehimisht ka kërkuar “dokumente të vlefshme të identifikimit". Prandaj, vlefshmëria e dokumentit nuk është vetëm element formal i parëndësishëm, por një kusht ligjor për identifikimin e votuesit në ditën e votimit dhe dhënies se mundësisë për te votuar”, thuhet në vendimin e PZAP-së të publikuar të premten.
Diaspora ka pasur dy mundësi votimi nga jashtë – me postë dhe në përfaqësi diplomatike, proces që mbahet të shtunën (6 qershor). Mundësia e tretë është votimi direkt në Kosovë.
-
Në përfaqësitë diplomatike mund të votohet edhe me dokumente të Kosovës me afat të skaduar
-
Në përfaqësitë diplomatike do të lejohet votimi me dokumente të skaduara të Kosovës
-
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera
-
Edhe Supremja e refuzon ankesën e PDK-së për votat me postë
-
PZAP-ja refuzon ankesat, palët kanë 48 orë për t`u ankuar në Supreme