Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja ankohet në Supreme për qendrat alternative të votimit në diasporë

Gjykata Supreme

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që ditë më parë ka miratuar ankesën e LDK-së kundër hapjes së qendrave alternative të votimit në diasporë.

Sipas VV-së, për të pamundësuar shkeljen flagrante të ushtrimit të së drejtës së votës, e në qëllim të kthimit të ligjshmërisë, kjo parti ka kërkuar nga Gjykata Supreme të anulojë vendimin e PZAP-së të datës 1 dhjetor dhe të kthejë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 26 nëntor.

“Me datën 26 nëntor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë Vendimin mbi qendrat e votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe listën e qendrave të votimit (“Vendimi”)”, thuhet në ankesë.

Sipas LVV-së, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, parasheh votimin e shtetasve të Republikës së Kosovës jashtë vendit, konkretisht parasheh disa mënyra votimi për shtetasit e Kosovës jashtë vendit, si vijon: “Votimi jashtë Kosovës organizohet nga KQZ-ja dhe votuesit mund të votojnë duke u përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit, në momentin e regjistrimit përmes platformës së KQZ-së: 3.1. fizikisht, në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësira të tyre, të cilat shndërrohen në qendra të votimit sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ-ja për adaptimin në qendra të votimit. Kjo mënyrë votimi nuk aplikohet në zgjedhje lokale; 3.2. duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës; 3.3. duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja përmes dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”, shkruan në ankesë.

Pra, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme parasheh votimin jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësira të tyre.

Edhe Anulohet vendimi, në përfaqësi diplomatike s’lejohet votimi me dokumente të skaduara Zgjedhjet 2026 Anulohet vendimi, në përfaqësi diplomatike s’lejohet votimi me dokumente të skaduara

“Më tutje, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme definon përfaqësi diplomatike si: ambasadë, konsullatë, mision diplomatik dhe mision konsullor, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një diplomatike. Analogjia e qendrave të votimit brenda vendit vlen edhe për hapësirat e votimit jashtë vendit. Specifikat e qendrave të votimit duhet të vlerësohen e vendosen nga KQZ në raport me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe në funksion të përmbushjes së përgjegjësisë së KQZ-së si institucion për administrimin e zgjedhjeve për të pjesëmarrje në zgjedhje të votuesve me të drejtë vote”, thuhet në ankesë.

Duke shtuar se Ligji për Zgjedhje jo që nuk e ndalon, përkundrazi krijon bazë të mjaftueshme për KQZ-në për të krijuar hapësira që garantojnë qasje për votuesit. /rtk