Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndan 40 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Preshevës në SHBA

Qeveria e Kosovës ka ndarë të premten rreth 40 mijë dollarë për të mbështetur delegacionin e Luginës së Preshevës në vizitën në Washington DC.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë, vendimi është marrë në një mbledhje të mbajtur online.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C. Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”, thuhet në njoftim.